22 vjeçarja Cristina Rosa de Oliveira, kishte ndaluar në xhepin e autostradës GO-217 pranë Piracanjuba, në shtetin brazilian të Goias.
Por në incidentin tragjik të 13 shkurtit automjeti i Cristina dhe dy shoqeve të saj nisi të shfaqte probleme
Policia e Goias tha se drejtuesja vërejti probleme me një nga rrotat e përparme dhe ndaluan për të kontrolluar, duke dalë nga mjeti në anë të autostradës.
E reja kishte tentuar të riparonte defektin por ishte goditur papritur nga një automjet që kalonte me shpejtësi dhe tragjikisht humbi jetën në vendngjarje.