Altin Çoku, një personazh viral në TikTok është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ka çuar një të re drejt vetëvrasjes, duke i publikuar foto intime në rrjetet sociale.
Në një prej videove të shumta në TikTok, ai madje ka treguar dhe mënyrën se si fotoja është shpërndarë.
Sipas tij ai ka qenë në lokal me një shok, kur vajza në fjalë, tashmë e ndjerë i ka dërguar një foto që kishin bërë së bashku një ambientet e një hoteli.
Shoku sipas Çokut ka qenë dhe personi që ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, dhe më pas janë hapur profile fallso në emër të vajzës.
Sipas tij vajza ka qenë e martuar dhe pas publikimit të fotos është ndarë nga partneri i saj, e madje dhe dy herë të tjera ka tentuar vetëvrasjen.
“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, dhe i kam thënë ik të q*** ropt. Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky rop q*** e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”, thotë Çoku në një video në TikTok.
Sipas tij vajza ka qenë e martuar dhe pas publikimit të fotos është ndarë nga partneri i saj, e madje dhe dy herë të tjera ka tentuar vetëvrasjen.
27-vjeçarja kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion.
Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëtëhedhur nga kati i katërt.
Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.
Por dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari Çoku i bënte presione të tilla ndaj vajzave.
Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.