Një 15-vjeçare në Fier ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Sapo është konstatuar nga familjarët e reja është dërguar menjëherë në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë vajzën adoleshente drejt këtij akti ekstrem.
“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur,
15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, -njofton Policia.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme