Brenda 48 orëve policia ka arrestuar pesë drejtues mjetesh në Tiranë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore.
Një prej të arrestuarve në flagrancë është edhe një shtetase,
e cila pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor tentoi t’i japë ryshfet 500 mijë lekë të vjetra efektivëve.
Në moment, ajo është nxjerrë nga makina e saj luksoze dhe i janë vënë prangat.
Njoftimi:
Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.