Nëna e Asqeri Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz.
Nëna e 34-vjeçarit u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.
“Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”.
Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.
“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.