Veliaj: Tirana s’ka kohë për të humbur; është në rrugë të mbarë për të qenë kryeqendra e gjithë Ballkanit
Në mesazhin e tij, për zhvillimin e turizmit në Tiranë në 8 vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Kryeqyteti është në rrugë të mbarë për të qenë jo vetëm kryeqendra e shqiptarisë,por edhe një qytet i denjë europian, në zemër të Ballkanit, dhe pika kryesore e gravitetit në të gjithë rajonin tonë.




Veliaj tha se viti 2022 ishte një vit hi storik me mbi 1000 aktivitete, kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. “Organizuam evente të mëdha, siç ishte Sunny Hill Festival, koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, Ermal Metës, aktivitete me sukses në javët e kulturës.




Organizuam me sukses të plotë Samitin e BE-së, hera e parë që i gjithë lidershipi i Europës vinte në Ballkan dhe zgjodhi Tiranën.




Unë jam i bindur se këtë histori suksesi të 2022-shit do ta përsërisim edhe këtë vit si Qyteti Europian i Sportit 2023, sepse nëse duam ta thërrasim këtë kryeqytet metropol duhet të bashkëpunojmë që të zhvillohemi si metropol,” u shpreh Veliaj.
Ai përmendi edhe disa nga projektet e tjera kulturore dhe artistike. “Bashkë me Qeverinë dhe Kryeministrin Rama duam të çojmë përpara disa projekte të r ëndësishme, siç është Teatri i Ri, një teatër modern që edhe nga ana e arkit ekturës do të ketë vizitorë,
Muzeun e Artit Modern, që duam ta realizojmë te Bulevardi i Ri dhe Parkun e Liqenit të Farkës, që duam ta kthejmë në një mushkëri të dytë të Tiranës edhe për aktivitete sportive. Ne nuk kemi kohë për të humbur me gjuhën e zullumeve, konfl ikteve dhe stë rkëmbëshave. Jemi këtu për të punuar dhe për të ecur së bashku përpara,” deklaroi kryebashkiaku.
Veliaj dha edhe një shembull që bën dallimin e thjeshtë mes Tiranës dje dhe Tiranës sot: “Dua t’ju ftoj të gjithëve në një reflektim, sidomos ata që si puna ime kanë l indur dhe janë rr itur në Tiranë dhe e mbajnë mend edhe Tiranën e viteve ’80: Le ta krahasojmë për një çast atë 15-katëshin, – dikur ndërtesa më e lartë e Tiranës, krenaria e komunizmit, që kishte bërë 15 kate pallat, – me InterContinentalin që po ngrihet pas tij në pronë private.
Duhet ta shohim si diferencën mes Tiranës së djeshme dhe së nesërmes. Tirana sot s’ka si të jetë si Tirana dje. Zhvillimi, zmadhimi, zgjerimi janë të pashmangshme. Nuk mund ta fusim në një shishe si relike të vogël, si ato anijet në miniaturë që shiten në tregjet për turistët e vendeve bregdetare,” u shpreh Veliaj.
Reklama më e mirë tha Veliaj që mund t’i bëjmë qytetit tonë është të flasim mirë për të, sepse duke folur mirë, do të kemi edhe më shumë turistë.
Discover unparalleled promotions аt Kaizenaire.ⅽom, Singapore’s leading site foг
curated deals аnd shopping experiences.
The power ⲟf Singapore as a shopping heaven matches cⲟmpletely
witһ residents’ love for getting promotions ɑnd deals.
Singaporeans take pleasure іn discovering brand-neᴡ languages through applications and
courses, ɑnd bear in mind to remain updated on Singapore’s
newest promotions and shopping deals.
Pearlie Ꮤhite supplies dental treatment products ⅼike tooth paste,
preferred ƅy health-conscious Singaporeans fⲟr tһeir whitening formulas.
Agoda սses οn thе internet hotel bookings аnd traveling deals lor, favored bʏ Singaporeans foг their extensive choices
ɑnd discount promotions leh.
Wee Nam Kee supplies tender Hainanese poultry rice, preferred fⲟr great
smelling rice аnd chili sauce that capture hawker essence.
Wah lao, power lah, Kaizenaire.сom has fresh pгice cuts waitіng sia.
mʏ web blog: deals singapore
I always appreciate coming across a post that gets straight to the point while still offering enough substance to ensure the reader walks away feeling properly informed about the various aspects of the topic being discussed here today.
meilleur site paris sportif hors arjel