Një televotim i papritur u hap mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” duke përfshirë të gjithë banorët,
e kjo për shkak të rregullave që ishin thyer në shtëpi.
Nga ky televotim u largua përfundimisht nga gara Olsi Bylyku, reagimi i të cilit u bë viral në rrjet për shkak të habisë që u lexua në fytyrën e tij.
Aktori nuk e priste fare të largohej e mesa duket kjo gjë i ka shkaktuar hatërmbetje.
Pas daljes Olsi vendosi të fshijë gjithë fotot e postuara gjatë qëndrimit të tij në BBV.
Mirëpo përpos kësaj ai nuk ishte prezent as në “Fan Club” ditën e sotme.Moderatorja Enxhi Nasufi tregoi se Olsi thjesht nuk u shfaq fare në ambientet e Top Channel, duke mos u dhënë asnjë sqarim.