Ngjarje e trishtë. Missi nga Kavaja Lorena Bërdufi është ndarë nga jeta.
Lorena vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në gjumë.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjarët, të afërmit, shokët dhe shoqet e saj.
Lorena ishte nga Kavaja dhe studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa ishte maturante në vitin e fundit.
Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Humbja e vajzës merr përmasa akoma më tragjike për familjen Bërdufi e cila kishte humbur vajzën tjetër në të njëjtat rrethana.