Rreth 2 mijë pensionistë italianë në Durrës për të jetuar: Kursejmë 25 mijë euro në vit

Mirë se vini në Shqipëri, kjo është parajsa e pensionistëve italianë”. Kështu e nis artikullin e saj dedikuar pensionistëve italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pleqërinë, e përditshmja italiane Tgcom24.

Gazetarja e emisionit “È sempre Cartabianca” bëri një udhëtim në Durrës për t’u takuar me një grup bashkatdhetarësh, të cilët kanë zgjedhur të ndryshojnë shtet dhe të zhvendosen në qytetin bregdetar pas daljes në pension.

“Ka një konventë dypalëshe mes dy kombeve, sipas së cilës Italia, duke lëvizur vendbanimin këtu dhe duke qëndruar më shumë se gjashtë muaj në vit, detyrohet t’i japë një pension bruto”- rrëfen një pensionist duke nënvizuar se tani është në gjendje të përfitoje 1500 euro në muaj në vend të 1150 që ishte më parë duke mos u taksuar.

“Duke bërë disa përllogaritje, këtu mund të kursejmë deri në 25 mijë euro në vit”, shton një tjetër pensioniste, e cila u vendos me bashkëshortin e saj. Në Itali, nëse arrijmë të kursejmë pesë mijë, ishte një mrekulli-shton me tej.

Sipas tregimeve të pensionistëve italianë nuk është vetëm portofoli që përmirësohet, por edhe cilësia e jetës. Në Shqipëri, në fakt, kostoja e mallrave dhe e shërbimeve është shumë më e ulët, kështu që është e mundur të kënaqeni me disa ushqime të tjera: aperitivë, SPA, kurse kërcimi dhe darka restorantesh.

“Një pjatë spageti me fruta deti kushton 7,5 euro, një pjatë e mrekullueshme e skuqur me fruta deti kushton më pak se dhjetë”, shpjegon Isabella Ruggeri, e cila punon në një agjenci që merret me transferta jashtë vendit. “Që nga pandemia, rreth dy mijë pensionistë kanë mbërritur këtu”, -rrëfen ajo.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *