Sipas tij është duke punuar për të nxjerrë emrat e disa personazheve, që do kenë përfitime të mëdha nga rrjetet sociale
, por deri më tani ata duken shumë korrekt dhe ende nuk kanë prodhuar një kontent në mediat sociale.
Ai e krahason me vitin e kaluar, ku vjet në këtë kohë ishte zbuluar dhe fituesi i Big Brother VIP,
ndërsa këtë viti sipas ekspertit banorët duken politikisht korrektë.
Gjithsesi gazetari Elvis Myrtaj, i duket ekspertit të IT-së një personazh që ka goxha popullaritet dhe ka aprovim në rrjetet sociale.
Blendi Salaj: Shikon ndonjë nga banoret brenda Big Brother që ka mundësi fitimi?
Tomi Kallanxhi: Po përgatitemi të bëjmë diçka dhe të nxjerrim ca, por që ka disa personazhe interesantë që mund të…
Tomi Kallanxhi: Elvis Myrtaj, gazetari është njeri popullor, domethënë, ka aprovim në rrjetet sociale,
prodhon aprovim në rrjetet sociale. Ky Big Brother më duket politikisht korrekt, pra njerëzit janë politikisht korrekt dhe
kjo ndoshta nuk është shumë pozitive për të prodhuar kontent më mediat sociale.
Sot një vit më parë thoshim që kishim fituesin e Big Brother, por këtë vit është shumë e vështirë për ta kuptuar.
Gara këtë vit është më shumë e fortë. Po e studioj, do nxjerrim disa shifra.