Një krim tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një 20-vjeçare ka vrarë vajzën 18-muajshe të partnerit të saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Pensilvani ku Aleisia Owens akuzohet se ka helmuar për vdekje vajzën 18-muajshe të të dashurit të saj duke e ushqyer me bateri, vida dhe açeton.
“E pandehura kishte hulumtuar efektet e dëmshme që këto sende mund të kishin tek një fëmijë përpara vrasjes,”- tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Pensilvanisë.
Sipas raportimeve, çifti thirri një ambulancë kur gjetën 18-muajshen pa ndjenja. Vajza u dërgua në spital ku vdiq katër ditë më vonë. Një autopsi e kryer tregoi se fëmija vdiq nga helmimi me açeton që shkaktoi dështim të organeve.
Pas hetimeve, autoritetet konstatuan se 20-vjeçarja nëpërmjet celularit kërkonte në internet informacione për produkte shtëpiake që mund të dëmtonin rëndë ose të vrisnin një fëmijë. Hetuesit thanë gjithashtu se fëmija ishte shtruar në spital muaj para vdekjes së tij pasi kishte gëlltitur bateritë dhe vidhat.