Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore
Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë preznet, por në sasi më të pakta. Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë