‘Kam prerë gjysmën e or…’, Edona rrëfen transformimin nga mashkull në femër

Edona James në prime e mbrëmjes së djeshme ka folur për procesin e kthimit nga djalë në vajzë për sfidat, operacionet dhe dhimbjet që ka përjetuar.
“Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Për vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne kemi vetëm 2 vite diferencë dhe prandaj duhet të isha kaq shpejt e rritur, s’kam qenë kurrë fëmijë. Babai e ka rrahur mamin shumë herë dhe nuk e kam mirë me të.


Për mua nuk është baba ai që më ka bërë me nënën time por ai që më rrit dhe më jep dashuri. Unë kam lindur dhe s’më ka dhënë dashuri, kam lindur jo nga dashuria por nga zori. Mami më ka treguar që kur më ka lindur mua s’e ka ditur çfarë është fëmija. Atij nuk i ka interesuar se a jemi mirë apo nëse kemi për të ngrënë. Unë e di që kam një baba, por çfarë më ka dhënë ai mua? Kur s’më jep asgjë dhe unë s’kam çfarë të të jap ty.

Për mua është e rëndë sepse babai s’na ka dashur asnjëherë. Atëhere s’e kuptoja se për çfarë janë ndarë ata të dy se kur je fëmijë do t’i shikosh prindërit bashkë. Nuk e shikoja kurrë veten në pasqyrë sikur djalë por si vajzë. Mamit i thonin gjithmonë që pse e lejon djalin të vishet si vajzë. Nëna është martuar në Gjermani, por nëse do të kishim jetuar në Kosovë unë s’do të isha këtu. Të kisha jetuar në Kosovë e kisha mbytur veten sepse s’do rrija kurrë në trupin e dikujt që nuk jam.

Nga 6 deri në 13 vjeç për Vitin e Ri thoja gjithmonë, o zot shpresoj kur të zgjohem nesër s’do jem më djalë. Kur kam qenë 12 vjeç mami më ka detyruar të vishem si djalë dhe kam ikur në jetimore sepse nuk e duroja dot si fakt të vishesha ashtu. Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital. Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra. I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë.

Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë. Por jam e lumtur se kam parë që tani pas 10 vitesh jam bërë shembull për shumë persona. Unë jetën time e kam përgatitur për luftë. Për një luftë se dua të jem ajo që dua dhe të jetoj ashtu siç dua.

S’di sa operacione kam bërë dhe sa dhimbje kam kaluar por prap jam e fortë. Kam fituar por ka qenë rrugë shumë e gjatë. Nervozohem shpejt dhe e ofendoj dikë shpejt sepse jam mësuar që vetëm të mbroj veten nga talljet. Jam e lumur kështu siç jam dhe ajo rrugë më ka bërë mua më të fortë. Unë e kam zemrën e mirë dhe s’ja dua askujt të keqen.”

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *