60-vjeçari nga Çellopeku u mori jetën dy kushërinjve dhe njërin e plagosi, dyshohet se bëhet fjalë për konflikt të pazgjidhur të pronës (VIDEO+FOTO)

60-vjeçari nga Çellopeku u mori jetën dy kushërinjve dhe njërin e plagosi, dyshohet se bëhet fjalë për konflikt të pazgjidhur të pronës (VIDEO+FOTO)
Ishte ora 14.10 kur policia e Tetovës mori një denoncim nga fshati Çellopek i Tetovës, komuna e Bërvenicës.

Një persona me armë zjarri kishte kryer dy vrasje.

Banori i Çellopekut vrau dy kushërinj dhe një e plagosi, dyshohet se u zunë për çështje pronash

Policia dhe ndihma e shpejtë menjëherë dolën në terren.

Më pas u mësua se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një personi tjetër, të gjithë kushërinj të dorasit të dyshuarit, konfirmon policia.Po ashtu i plagosur është edhe vetë i dyshuari me iniciale I.I., ndërsa policia dyshon se me shumë gjasa është plagosur nga arma e tij e zjarrit.

I dyshuari u arrestua.

Motivet ende nuk janë bërë të ditura, por nga ajo që dëgjuam nga fshatarët është se zënka ka nisur për çështje parkingu mes të dyshuarit dhe të vrarëve.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk dha detaje, por konfirmon se deri në këtë tragjedi kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *