Grabitja e dështuar në Tiranë, gazetarja zbardh përplasjen me policinë: Ishin 5 hajdutë, 3 u larguan në pyll

Grabitja e dështuar në Tiranë, gazetarja zbardh përplasjen me policinë: Ishin 5 hajdutë, 3 u larguan në pyll


Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja e dështuar e një nate më parë në fshatin Prush të Tiranës ku pati edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve. Gazetarja Bleona Metushi në një lidhje për edicionin e lajmeve në Tv Klan zbardhi dinamikën e kësaj ngjarje që fatmirësisht nuk pati viktima.

“Grupi hetimor ka mundur të marrë dëshmitë e efektivëve të policisë që mbërritën të parët në banesën që ra pre e vjedhjes së dhunshme. Rezulton se kanë qenë 5 persona që kanë bashkëpunuar në këtë grabitje”, tha ajo.

Njëri prej tyre ka pritur poshtë rrugës, disa metra larg shtëpisë në mjetin me të cilin ata kanë shkuar deri në fshatin Prush. Katër të tjerët janë afruar në banesën e familjes Hima dhe kanë trokitur aty.Ata kanë qenë të veshur me jelekë të policisë dhe pasi është hapur dera janë prezantuar si efektivë policie dhe kanë nisur t’i kanosin. Por ndërkohë ka qenë njoftuar policia dhe disa minuta më vonë ka mbërritur në vendin e ngjarjes një patrullë e policisë, që në atë momenti ishte më e afërta në zonë.

Kur efektivët janë futur në pjesën e brendshme të banesës autorët, pra 4 nga grabitësit, kanë hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 3 prej tyre, sipas të gjithë skemës së ngritur nga policia janë larguar në zonën e pyllëzuar pranë banesës duke u fshehur. Tjetri është afruar pranë makinës që i priste disa metra më tutje.

Në momentin që dy autorët në makinë kanë tentuar të largohen patrulla e policisë u ka ndërprerë rrugën dhe njëri prej efektivëve të policisë është afruar të hapë derën. Por për shkak se makina e autorëve ka qenë me shpejtësi, e kanë shtyrë efektivin. Fatmirësisht ai nuk ka marrë lëndime.

“Kjo është e gjithë skema që ka ndodhur në disa minuta në fshatin Prush. Policia dje dhe sot kanë tentuar të mbledhin materiale biologjike të lëna pas nga autorët dhe po ashtu po punojnë me kamerat e sigurisë për identifikimin e tyre”, raportoi gazetarja Metushi.

Kujtojmë që ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Autorët dyshohen se janë larguar me një “Audi” ngjyrë të bardhë dhe që mbante targat e vjedhura të një makine tip “Benz”. Deri më tani asnjë prej tyre nuk është kapur.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *