Vrasësi i Liridona Ademajt u dhunua në burg? Drejtuesi i SHKK-së: Parandaluam tentativën e sulmit

Ditën e sotme, në mediat kosovare u tha se i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është dhunuar në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku edhe po qëndron në paraburgim.


Drejtuesi i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ka patur tentativa për ta sulmuar, por nuk është lejuar të shkojë në dhunë.

“Rasti është mjaft i ndjeshëm”, thotë ai, ndërsa thekson se stafi i burgut ka ndërhyrë në çdo kohë për të parandaluar konfliktet e mundshme.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tentim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë Dibrani për mediat kosovare.

Po ashtu, ai mohoi se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçares ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, u shpreh ai.

Drejtori i Shërbimit Korrektues po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma njëshe.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, midis tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Vrasja e Liridona Ademajt, fillimisht u cilësua si ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur. Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *