Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas gazetës “Sinjali” i personi është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Më herët është raportuar se armën e krimit, Plavës ia dha Murseli, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse personi i katërt i arrestuar tashmë në këtë rast, është ai që ia ka dhënë armën Naim Murselit.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet ende i ditur.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *