Keni plane për fundjavën? Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin: E diela rezervon surpriza

Moti qëndrueshëm mbizotëron në fundjavë. Meteorologu Hakil Osmani shprehet se fundjava pritet të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.


Të dielën, vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat do të krijojnë mundësi edhe për momente të pakta me reshje shiu.

“Sot edhe nesër vendi parashikohet që të jetë nën mbizotërimin e të qëndrueshëm, ku do të ketë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme pritet të bëhen të dielën dhe do të krijojnë mundësi për momente të pakta me reshje shiu.

Kryesisht më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.”, u shpreh Osmani.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që të ketë një rritje të lehtë nga e premtja. Edhe vendet e rajonit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Pjesa e dytë e ditës së dielë do të sjellë shtim të vranësirave si dhe reshje të pakta dëbore.

“Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rënie të tyre duke bërë që vlerat minimale të kenë regjistruar në -4 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore maksimumet do t’i kemi jo më shumë se 12 apo 13 gradë. Fundjava sjell rritje të lehtë me 1 ose 2 gradë, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të shkojnë në -2 gradë celcius ndërsa maksimumet do të ngjiten shumë pranë vlerave 15 gradë në Ultësirën Perëndimore.

Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut parashikohet që sot dhe nesër të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, intervaleve me kthjellime, kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat do të bëhen më të dukshme të dielën në pjesën e dytë të ditës. Do të sjellë edhe reshje të pakta dëbore në Kosovë, Maqedoni dhe në zonat lindore të Malit të Zi”, shtoi meteorologu.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *