Erlind Mustafaj (Jerri) është i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën Morinë-Milot.I riu duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga ky aksident ka humbur jetën vetë i riu banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri me iniciale S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.