Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana tr*nditet nga ajo që zbulon

Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana tr*nditet nga ajo që zbulon


Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe. Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që e kishte njohur që në bankat e shkollës, e me të cilën kishte dhe dy fëmijë shkone me nje tjeter. Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

“Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re.

Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.”
40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi.

I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

“Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.”

Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

Autorja e “Fol me psikologen” Ervisa Lula së bashku me të ftuarën psikologen Lorela Garuli kanë trajtuar këtë tematikë më gjerësisht. Si fillim ato kanë theksuar shkaqet që i shtyjnë individët tek një lidhje jashtë martese dhe më pas tek pasojat që këto lidhje kanë, jo vetëm tek raporti në çift, por edhe tek e gjithë familja dhe në mënyrë të veçantë, tek fëmijët.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *