Një tjetër sukses! Kryeministri Rama zbulon se si KURRË më parë brenda vitit do…
Shqipëria si kurrë më parë ka zhvilluar turizëm të suksesshëm pasi vetëm gjatë muajit Gusht vendin tonë e vizituan mbi 2 milionë turistë të huaj, kurse në shtator kanë hyrë mbi 1 milion të tillë.
Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator-tetor.
Kreu i qeverisë shqiptare synon që brenda vitit te kapen shifren e 10 milion turistëve.
“Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifra zyrtare, nëse dhjetori do jetë në këtë trend ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Po, me siguri do kalojmë 9 mln, varet nga dhjetori”, tha Rama.