Përfitojnë mbi 767 mijë të moshuar, miratohet rritja e pensioneve. Ja kur hyn në fuqi…
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Meta ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore është marrë vendimi për të miratuar indeksimin (rritjen) e pensioneve.
Ministri i ri i Financave, Ervin Meta shkruan se nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.
“Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët”, shkruan Mete.
Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.