Qeveria Rama nuk ndalet! Rritje e madhe e pagave, sa shkon rroga mesatare në Shqipëri…
Paga mesatare në Shqipëri ka arritur nivelin 700.905 lekë të vjetra sipas të dhënave te fundit të INSTAT ose 16.9% më e lartë se e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Kjo rritje ‘galopante’ me 4-herë mbi normën e inflacionit, është ndikuar nga reforma e ndërmarrë prej Qeverisë Rama për pagat në administratën publike.
Rritja për pagat në shtet është me 20%, ndërsa ndërsa niveli mesatar i rrogave në administratë ka shkuar në 820.200 lekë të vjetra nga 680 mijë lekë që ishte më parë.
Qeveria synon që pagën mesatare ta dërgojë në 900 euro dhe ka premtuar edhe rritje te tjera për sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm. Nëpërmjet kësaj reforme pagash ekzekutivi synon të tërheqë pas edhe privatin për të arritur një nivel të ri pagash mesatare në vend që do ta bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon.