A e dini se dita më e mir në të cilin lind dielli☀️është dita e XHUMA

A e dini se dita më e mir në të cilin lind dielli☀️është dita e XHUMA


Dita e xhumasë është ajo ditë për të cilën Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

Ibën Kajimi ,Allahu e mëshiroftë thotë: “Prej udhëzimit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ishte madhërimi i kësaj dite, fisnikërimi i saj, dhe dallimi i saj me adhurime në krahasim me ditët tjera.”

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, numëroi më shumë se tridhjetë veçori dhe vlera për këtë ditë të madhe, dhe prej tyre do t’i cekim disa më kryesore.

1- Dita e xhumasë është ditë feste që përsëritet. Në këtë ditë ndalohet agjërimi ndarazi prej ditëve tjera, kështu që me këtë kundërshtohen krishterët dhe jehuditë, dhe i jepet mundësi muslimanit që të forcohet për disa adhurime të posaçme të kësaj dite si, namazi, lutjet, e tjerë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi, përveçse nëse ia bashkëngjitni një ditë para ose pas.”

2- Dita e xhumasë është dita e “tepricës”, dita kur i shfaqet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet.Allahu azze ue xhel thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” Kaf 35.

Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë: “I paraqitet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet çdo xhuma.”

3- Dita e xhumasë është prej ditëve më të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

4- Në këtë ditë ka një orë në të cilën pranohet duaja. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë”.

5- Në këtë ditë pëlqehet veprimi i veprave të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili i vepron këto pesë vepra brenda dite, Allahu azze ue xhel e shënon prej banorëve të xhenetit: Viziton të sëmurin, prezanton në xhenaze, agjëron këtë ditë, shkon në xhami për faljen e namazit të xhumasë, dhe liron një rob.”

Sqarim: Agjërimi që ceket në këtë hadith është agjërimi i cili bie në këtë ditë pa qëllim veçimi të kësaj dite, siç e ceka më lartë.

6- Kjo ditë është dita kur do të ndodhë Kiameti. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “S’do të ndodhë Kiameti përveçse në ditën e xhuma.”

7- Kjo ditë është dita kur falen mëkatet. Transmeton Selman el Farisij, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet, i lyen flokët me vaj ose parfumohet nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes njerëzve (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t`i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”

8- Ai i cili shkon për ta falur namazin e xhumasë duke ecur në këmbë, ka shpërblim të madh. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme, dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në këmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hutben me vëmendje pa kurrfarë lëvizje të palejueshme (më gjymtyrë ose me gojë) do të ketë shpërblim sikur të ketë agjëruar dhe të jetë falur tërë vitin.”

9- Xhumaja deri në xhumanë tjetër është shkak për faljen e mëkateve mes tyre, dhe për tri ditë të tjera shtesë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, pastaj niset për ta falur namazin, i falë ato që është i detyruar t’i falë, e dëgjon hutben me vëmendje, pastaj falet me imamin, Allahu azze ue xhel ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër, dhe për tri ditë të tjera shtesë.“

Mëkatet e përmendura në këtë hadith janë mëkate të vogla, ashtu siç ka transmetuar Ibën Maxhe nga Ebu Hurejra fjalët e mëposhtme: “Për ata që nuk kanë bërë mëkate të mëdha”.

10- Vdekja e një muslimani ditën apo natën e xhumasë, është prej shenjave të përfundimit të mirë.Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili vdes ditën apo natën e xhumasë, i shmanget sprovës së varrit.”

11- Dhënia e lëmoshës në këtë ditë është më e mirë se në ditët tjera. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:“Lëmosha e kësaj dite krahas ditëve tjera javore, është si lëmosha e muajit Ramazan krahas muajve tjerë.”

Pastaj tha: “E shihja ibën Tejmijën, Allahu e mëshiroftë, se kur dilte prej shtëpie për ta falur namazin e xhumasë, merrte me vete bukë apo çka gjente në shtëpi dhe e jepte si lëmoshë fshehurazi.”

Këto ishin disa prej veçorive të kësaj dite të madhe, dhe po të kishte kjo ditë vetëm një nga veçoritë që i cekëm, do të ishte e mjaftueshme për muslimanin në rast se e praktikonte dhe kujdesej për të.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *