“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re”, Rama: Është vetëm një fillim i ri, jo maja ku duam të arrijmë
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re, duke u ngritur në një nivel të ri, edhe pse kjo për kreun e qeverisë, nuk është maja ky synohet të arrihet.
Në fjalën e tij, në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku priten me kërshëri ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama tha se sot qeveria ka 1001 arsye për të qenë krenare, me arritjet e saj ku vecoi kryesisht turizmin.“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re. Është ngritur në një nivel të ri. Ka plot arsye që e phojnë këtë të vërtetë. Dy janë pohimet më të mëdha të saj: sezoni I jashtëzakonshëm turistik dhe impakti I pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.
Një fillim i ri nga një nivel i ri, nuk është maja nga ku duam të arrijmë në fund të kësaj decade. Rruga drejt asaj maje është ende e përpjetë, sfidat janë edhe më të mëdha. Rritet nevoja për dije, veti orientues, aftësi cilësi dhe shpejtësi vendimmarrëse. Kemi 1001 aryse për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë.
Shqipëria e 10 vite më parë, kishte po këto dete, male e lumenj, por nuk ishte një destinacion turistik europian. Turistët më europianë ishin emigrantët shqiptarë. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë.Në pasqyrat e shtypit lajmet e mira ishin si pika uji, ndërsa për turistët e pakët Shqipëria ishte një vend zhgënjyes. Këtë verë kronikat me prestigj botëror, e bombarduan publikun për shpërthimin turistik të Shqipërisë.
Korca, Berati e të tjera qytete aty ishin, por turizmi ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk shkohej dot se nuk kishte rrugë, për të fjetur ishte laj thaj hotel Tomorri. Në Gjirokastër, cop cop po ashtu. Rritja e kësaj decade të parë të qeverisjes sonë, kulmoi me një bum turistik. Kjo erë e re për turizmin u ndje edhe në qytetet të tjera larg bregdetit, ku vite më parë as që imagjinohej. Kur unë flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm tërmeti.” u shpreh Rama./abcnews.al