Shenja e frikshme e cila paralajmëron këtë sëmundje kancerogjene. Duhet te shkoni urgjent tek mjeku

Shenja e frikshme e cila paralajmëron këtë sëmundje kancerogjene. Duhet te shkoni urgjent tek mjeku


Gjakderdhja nga zorra e trashë është një shenjë klinike që e hasim shpesh në punën tonë të përditshme si mjekë gastrohepatolog. Ajo paraqitet në disa forma, qoftë si gjak i kuq i pastër në fund të defekimit ose e përzierë me feçet apo gjatë tualetit të zonës anale. Kur shkaku i gjakderdhjes janë sëmundjet e traktit të sipërm të tretjes ( stomaku), ajo është me ngjyrë të zezë. Vetëm në rastet kur është në sasi të madhe, humbja e gjakut nga stomaku për shkak të shtimit të peristaltikës së zorrës mund të jetë edhe me ngjyrë të kuqe.

Gjakderdhja nga zorra e trashë është një shenjë klinike që për asnjë arsye nuk duhet injoruar, kjo për faktin se pas saj mund të fshihen sëmundje serioze, sidomos kur ajo shoqërohet dhe me çrregullime të defekimit, anemi, mungesë oreksi, diarre apo rënie në peshë.

Shkaqet më të shpeshta të gjakderdhjeve nga zorra e trashë janë të ndryshme:

Zgjerime venoze në fund të zorrës së trashë. Ato mund të jenë të jashtme që i sëmuri i prek gjatë tualetit të zonës anale, por mund të jenë dhe të brendshme dhe shenja e vetme e tyre është gjakderdhja.

Fisurat anale. Plasaritje të mukozës së anusit që në konstipacionet rebele mund të shkaktojnë gjakderdhje anale.

Sëmundjet inflamatore të zorrës. Koliti ulceroz është një tjetër sëmundje që manifestohet me gjakderdhje përzier me feçet.

Sëmundjet infektive të zorrës: salmoneloza, shigeloza etj.

Divertikujt e zorrës. Zgjerime në formë qeskash të zorrës të cilët mund të bëjnë fenomene të hemorragjisë intradivertikulare.

Tumoret beninje dhe kanceret e zorrës së trashë. Sëmundje serioze të zorrës që mund të shkaktojnë hemorragji dhe duhet të diagnostikohen në kohë për t’u trajtuar me efikasitet.

Diagnoza

Për vënien e një diagnoze të saktë, mjeku merr një anamnezë (historik) të kujdesshme të sëmundjes, bën inspektimin e zonës anale dhe tushe rektale për të evidentuar patologjitë e dukshme të kësaj zone.

Padyshim ekzaminimi më i mirë dhe i vetmi për të diagnostikuar patologjitë e zorrës së trashë është endoskopia, qoftë e pjesshme (sigmoidoskopi), qoftë e plotë (kolonoskopi).

Me anë të këtij ekzaminimi, mjeku gastrohepatolog endoskopist zbulon shkakun e gjakderdhjes që mund të jetë hemorroide, fisurë anale, kolit ulceroz, kancer i zorrës etj. Kolonoskopia është i vetmi ekzaminim që ka avantazhin e marrjes së biopsisë me anë të së cilës zbulohet natyra beninje apo malinje e lezioneve të dyshimta që gjejmë në zorrë gjatë ekzaminimit.

Sigurisht përveç kolonoskopisë mjeku kërkon dhe analiza dhe ekzaminime të tjera ndihmëse si analizë gjaku, feçesh, eko abdominale, skaner etj.

Mjekimi

Mjekimi i hemorragjisë nga zorra e trashë është në varësi të shkakut të saj.

Për shembull hemorroidet me trajtim medikamentoz apo kirurgjikal, në varësi të gradës që janë.

Polipet beninje me heqjen endoskopike të tyre.

Koliti ulceroz me medikamente përkatëse dhe kortizonike.

Trajtimi i tumoreve të zorrës është kryesisht kirurgjikal.

Nisur nga sa thamë më lart, këshilla ime për këto të sëmurë është mosneglizhimi i hemorragjive nga zorra e trashë dhe konsulta me mjekun gastrohepatolog, pasi pas tyre mund të fshihen sëmundje kërcënuese për jetën. Diagnostikimi i hershëm i këtyre patologjive siguron dhe mjekim të suksesshëm dhe definitiv

Shkruajtur nga Dr. Edlira Elezaj

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *