Blendi Fevziu: “Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve”
Gazetari Blendi Fevziu tha në emisionin “Të paekspozuarit“ se Partia Demokratike nëqoftëse nuk rithemelohet ajo do të shkërrmoqet. Gazetari tha se Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve dhe shtoi se në Shqipëri nuk ka terren për krijimin e partive konservatore.
“PD është partia e vetme nga partitë që rrezuan komunizmin që mbijetoi në Evropën lindore. Mbijetoi në sajë të vullnetit të Berishës. Nëse Berisha do të tërhiqet sot, a ka fuqi që kjo parti të rigrupohet, është shumë e vështirë.
Plasari tha që PD duhet të rithemelohet. PD është në një situatë tejet delikate. Vendi pa opozitë nuk mbetet po mund të duhen 10 vite sa të krijohet një opozitë e re. Ne jemi në një risk të madh të shkërmoqjes së partisë.
Unë rithemelim kuptoj të gjithë njerëzit opozitar. Nëqoftose nuk rithemelohet PD shpërbëhet. Kryesia nuk ka asgjë të re edhe pse janë me integritet, nuk ka asgjë të re. Nuk e di nëse Berisha ka një as nën mëngë. Unë kam sjellë një shembull, këtu nuk bëhet fjalë ka apo nuk ka të rinj, ka të rinj briliantë.
Brezi im është i rritur në kohën më të keqe me s80-90, vendi ishte ekonomikisht në rrënim. Po rritej një brez parazit që mendonte se shteti e gënjente dhe e anasjellta. Befas ky brez pa ideal me ngjarjet e 1990 u rimotivua dhe gjeti një motiv dhe eci shumë. Problemi është çfarë modeli i jep të rinjve.
Unë nuk e di a voton vajza ime për doktorin. Kam pasur bindjen që PD duhet të kishte një figurë të re, Berisha të mbetej lideri historik. Lideri i ri mund të gjendej me garë. Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve, por e mbylli vetë karrierën e tij.