Babai la 17 lopë si pasuri për 3 djemtë e tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë hapën letrën e testamentit në të cilën shkruhej

Babai la 17 lopë si pasuri për 3 djemtë e tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë hapën letrën e testamentit në të cilën shkruhej

Një baba la 17 lopë si trashëgimi për 3 djemtë e tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë hapën letrën e testamentit. Në testament shkruhej se babai kishte dëshirë që djali i madh të merte gjysmën e 17 lopëve, djali i mesit duhet të merte një të tretën (1/3) e lopëve ndërsa i vogli duhet të mertë një të nëntën e tyre (1/9).

Ngaqë nuk është e mundur të pjesëtosh 17-tën me dy apo 17-tën me 3 apo 17-tën me 9, tre djemtë filluan të zihen me njëritjetrin. Kështu, ata vendosën të shkojnë tek një burrë i zgjuar për të zgjidhur problemin e tyre.

Burri i zgjuar i dëgjoi me durim, pastaj solli një lopë të tijën dhe e bashkoi me 17 lopët e djemve, që u bënë në total 18 lopë. Pastaj, ai nisi të lexojë testamentin e babait të tyre. Gjysma e 18 është 9. Kështu ai i dha djalit të madh 9 lopë. 1 e treta e 18-tës është 6 (18:3=6). Kështu ai i dha djalit të mesëm 6 lopë. 1 e nënta e 18-tës është 2 (18:9=2). Kështu i dha dhe djalit të vogël 2 lopë.

Tani i mbledhim të gjitha, 9 që ia dha të parit plus 6 që ia dha të dytit plus 2 që ia dha djalit të vogël bëjnë 17 (9+6+2=17). Këto 17 lopë i morën fëmijët. Mbeti një lopë nga 18, dhe këtë e mori burri i zgjuar përsëri sepse ishte lopa e tij ?

Mësimi:

Qëllimi i bisedimeve dhe zgjidhjes së problemit midis djemve ishte të gjenin lopën e tetëmbëdhjetë, thënë ndryshe emëruesi i përbashkët. Në momentin që një person është i aftë të gjejë emëruesin e përbashkët, problemi zgjidhet menjëherë. Nganjë herë kjo gjë është e vështirë.

Gjithsesi, që të gjesh një zgjidhje, hapi i parë që duhet të bësh është të besosh se egziston një zgjidhje. Nëse mendojmë që nuk ka zgjidhje, nuk do të mundemi kurrë të gjejmë një të tillë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *