Gruaja e forte 57-vjeçare që mposhti sëmundjen e ligë. Ka një këshillë për të gjithë femrat
Të luftosh me semndjen e shekullit nuk i ndodh kujtdo në jetë. Kjo i ndodhi 57-vjeçares nga Korça, Emi Dinke.
Në tetor të 2014, ajo u diagnostikua me kan cer gjiri.
“Unë isha në një dasmë, kalova shumë bukur. Vij të bëj një dush, nesër shkoja në punë, kur shkoj në dush shoh që unë diçka kisha. U shqetësova dhe i thashë bashkëshortit, unë kam diçka. Jo tha, nuk ka mundësi. E pamë, e kisha, u shqetësuam jashtë mase. Nuk fjeta gjithë natën. E pashë jetën bardhë e zi, tregon 57-vjeçarja per euronews albania.
Emi tregon se ku e gjeti forcën për të përballuar këtë dramë që kishte kapluar jo vetëm atë, por të gjithë njerëzit që e rrethonin.
“Unë kam një bashkëshort që më ka ndenjur shumë afër. Më thoshte se do luftojmë e do bëjmë të pamundur, do e kalojmë. Duhet të na lësh ti të luftojmë, të gjithë. Me rronte babi, kam dy vëllezër që vuanin shumë, motrën e burrit që vuante me mua, më lutej dhe më thoshte të bëhesha e fortë. Më qëndruan afër shoqet e mia”, thotë ajo.
Sëmundja e bëri të kuptonte vlerën e jetës.
“E para është dashuria për jetën. Në atë moment kuptova që dashuria për jetën nuk krahasohet. Sido ta jetosh, është e bukur. Nuk do doja të ikja aq shpejt. Luftova shumë dhe ja arrita, tani jam e lumtur”, shprehet Emi.
E shëruar plotësisht, ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që të jenë më të kujdesshme ndaj shëndetit.
“Unë mesazhin e kam për vajzat dhe gratë. Iu lutëm shumë, kontrolloni veten. Njëherë në 6 muaj shkoni te mjeku, bëni eko, bëni mamografi, ajo është shpëtim. Në qoftë se e arrin shpejt, e kalon më mirë se unë. Ju lutem gra, pa ne nuk ka jetë”, apelon 57-vjeçarja./m.j