Vetëm sa mbaruam namazin e Xhumasë , një burrë që u fal pranë meje mbasi më dha selam më tha…
Vetëm sa mbaruam namazin e Xhumasë , një burrë që u fal pranë meje mbasi më dha selam më tha…
A ke ndonjë nevojë të ta kryej unë?
Me çudi iu përgjigja: Jo!
Shum faleminderit prej teje vëlla i nderuar.
Pastaj u kthye nga e majta, ku gjeti një punëtor të thjeshtë, dhe i bëri të njëjtën pyetje. Punëtori u skuq në fytyrë nga turpi.
A pyetet punëtori nëse ka ndnojë hall apo jo?!
Pa pritur përgjigjen e tij, nxori nga xhepi një shumë të hollash dhe ia dha. Fytyra e punëtorit shndriti nga gëzimi dhe filloi te lutej për të me gjithë shpirt!
I thashë: Kush je ti?
U përgjigj: unë jam profesor fakulteti.
I thashë: A çdo të xhuma e bën këtë veprim?
Më tha: Po, sepse unë nuk jam bërë profesor vetëm se nga kjo pyetje!
Shtoi më pas: para disa viteve unë falesha në një xhami afër fakultetit.
Një ditë isha i mërzitur dhe kjo dukej qartë në fytyrë, për shkak të vdekjes së babait tim, i cili ishte i vetmi burim ekonomik për ne. Një ditë mbas namazit të xhumasë një burrë i cili u fal pranë meje u kthye nga unë e më tha: -A ke ndonjë hall more bir?
Nga fytyra dukej njeri i mirë dhe i thashë: PO, dua të paguaj kistet e fakultetit.
U përgjigj: – me gjith qef biri im.. ma jep emrin tënd qartë dhe nesër shko merr faturën e pagesës.
Çdo vit do të bëj atë që do të bëj nesër derisa të mbarosh fakultetin tënd In shaa Allah.
Sytë filluan të më mbushen me lot, dhe u luta për të shpirtërisht.
I thashë: Si ta kthej unë ty këtë të mirë?
U përgjigj: Kur të mbarosh fakultetin dhe të punosh pyet mbasi të mbarosh namazin e xhumasë kush falet pranë teje të njëtën pyetje.
Nëse gjen kënd që ka nevojë, plotësoja nëse mundesh. Në këtë mënyrë ma ke kthyer të mirën!!
Dhe vërtet o vëlla i dashur, i pagoi të gjithë kistet e fakultetit derisa mbarova dhe fillova të punoj si profesor në fakultet.
I shkoja për vizitë çdo fund viti që ta përgëzoja për rezultatin e vitit me sukses, derisa i erdhi dita e ndarjes nga kjo dunja mbasi e kisha mbaruar fakultetin.
Dhe unë ja..Jam tek premtimi që i dhash atij derisa të takoj Allahun e Madhëruar.!