Shurupa e limonit dhe Rozmanrines: Qeteson kollen, pastron gjoksin dhe forson imunitetin..!
Shurupa e limonit dhe Rozmanrines: Qeteson kollen, pastron gjoksin dhe forson imunitetin..!
Ky ilaç me rozmarinë është veçanërisht i përshtatshëm për ekspektoratin e mukusit, dhe përveç kësaj lufton me sukses mikroorganizmat patogjene dhe rrit imunitetin.
Për të përgatitur këtë shurup ju duhen 3 degëza të freskëta të rozmarinës. Përdoren vetem majet, me gjatësi rreth 5 cm, dhe hiqen vetëm kunjat. Në rast se nuk mund të gjeni rozmarinë të freskët, atëherë përdorni 3 lugë të plota rozmarinë të thatë.
PERBERESIT E NEVOJSHM:
3 degëza rozmarinë
3 limona
250 g sheqer (ose mjaltë)
1 litër ujë
PROCEDURA:
Lani limonin mirë dhe zhyteni në ujë me 1 lugë kripë dhe 1 lugë sodë buke. Lihet të qëndrojë një ditë. Shpëlajeni përsëri me ujë.
Pastaj limonët priten në copa dhe vendosen në një tas me një litër ujë. Shtoni rozmarinën dhe vendoseni tenxheren në zjarr që të vlojë.
Pasi të vlojë lëngu, temperatura zvogëlohet në mesatare dhe lihet të ziejë derisa lëngu të përgjysmohet.
Kullojeni nëpër garzë, pastaj shtoni sheqerin dhe kthejeni në zjarr të ziejë pak për të shkrirë dhe për të bërë një shurup. Hiqeni nga nxehtësia dhe ruani në kavanoza qelqi.
Përdorimi: Konsumoni një lugë gjelle 3 herë në ditë para ngrënies. Ndihmon në kollitjen dhe rrit imunitetin.