“Pse i lejoni këta njerëz në kabinë me ne?”, u ank uan udhëtarët… Zotëria u ngrit, tërhoqi levën, dhe ndaloi trenin…

Një tren po lëvizte me shpejtësi të madhe. Në një kabinë, një burrë indian ishte gjithashtu i ulur me britanikët.

Të gjithë britanikët po talleshin me atë indian. Disa po qeshnin me të duke parë veshjen e tij dhe e quanin të çuditshëm, ndërsa disa po ze mëroheshin dhe bë rtisnin, duke sharë menaxhmentin se pse një indian lejohej të hipte në tren me ta.

Por e gjithë kjo nuk ndikoi tek personi që rrinte aty i veshur me dhoti-kutra (veshje indiane), pallto të zezë dhe çallmë në kokë. Ai ishte ulur i qetë, me fytyrë serioze sikur të ishte i fokusuar në diçka.

Treni po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe t alljet e fyerjet në drejtim të atij indiani nga britanikët gjithashtu vazhduan.
Por papritmas ai zotëri u ngrit nga sedilja dhe bërtiti me zë të lartë. Ndaloni trenin… dhe para se dikush të kuptonte diçka, ai tërhoqi levën e trenit.
Treni ndaloi.

Në këtë veprim të indianit shpërtheu z emërimi i britanikëve dhe të gjithë filluan ta kritikonin rëndshëm, por ai qëndroi në një pozicion serioz, sikur asnjë nga ato fjalë të mos e prekte atë.

Roja i trenit erdhi me vrap dhe pyeti me zë të ashpër: “Kush e ndaloi trenin?”
Përpara se ndonjë britanik të mund të fliste, ky burrë u ngrit dhe tha: “E ndalova unë”.
Roja i trenit bërtiti me zemërim: “A je i çmendur? A ke hipur në tren për herë të parë sot? Ndalimi i trenit pa arsye është k rim.”
Burri indian u përgjigj me qetësi: “Po. E di, por nëse nuk do ta kisha ndaluar trenin, qindra njerëz që janë në tren do të kishin hu mbur jetën.”

Duke e dëgjuar atë person, të gjithë filluan të qeshin me të.
Ky zotëri vazhdoi, “shinat janë dëmtuar në një distancë jo larg nga këtu. Nëse doni të konfirmoni, mund të shkoni dhe të shihni vetë.”
Duke dëgjuar këtë, roja i trenit dhe disa britanikë zbritën nga treni dhe ecën në atë drejtim për të kontrolluar dhe madje gjatë rrugës po flisnin keq për të.

Pasi ecën pak, të gjithë u tronditën kur panë se me të vërtetë hekurudha ishte d ëmtuar, dadot dhe bulonat ishin të hapur gjithandej.
Tani të gjithë ata britanikë, duke përfshirë edhe rojen e trenit, që e quanin atë indianin të çuditshëm, të vobektë dhe po e qeshnin, u kthyen në kabinë të mbuluar nga turpërimi dhe filluan ta shikonin me kureshti.

Roja e trenit pyeti: “Si e dinit që shinat ishin thyer?”
Burri indian u përgjigj: “Kur njerëzit ishin të zënë me punën e tyre në tren, vëmendja ime përqendrohej në shpejtësinë e trenit dhe treni lëvizte me shpejtësi normale.

Por papritmas pati një ndryshim në shpejtësinë e tij për shkak të dridhjeve të shinave dhe kjo nd odh vetëm kur shinat janë të d ëmtuara në një distancë. Prandaj, pa h umbur asnjë moment tërhoqa zinxhirin për të ndaluar trenin.”
Roja i trenit dhe britanikët e asaj kabinë mbetën të shtangur.

Roja i trenit tha: “Njohuri kaq të mira teknike! Ju nuk dukeni si një person i zakonshëm. Ju lutem prezantoni veten.”
Burri indian u përgjigj me mirësjellje: “Unë jam një inxhinier, dhe emri është Mokshagundam Visvesvaraya”.
Në Indi, ditëlindja e këtij burri është festë zyrtare, quhet “Dita e Inxhinierëve.”
Ai zotëria indian në tren atë ditë, ishte as më pak e as më shumë, por një prej inxhinierëve civilë më të famshëm të të gjitha kohërave në Indi.

Related Posts

Jul Deda shpërthen ndaj Eglës: Dole brodhe me makinë, fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Aktori Julian Deda, është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo…

U deklarua e zhdukur, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në një gropë

Një vajzë dyvjeçare dhe pesë muajshe nga fshati rumun Breasta, e cila u zhduk të hënën rreth mesditës, u gjet e vdekur pas një kërkimi 24 orësh,…

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Flet Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka qenë njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3” që u komentua më së shumti. Teksa ishte brenda reality show, ajo u përfol…

U ZHDUK PAS DALJES NGA BBV, arsyeja e MUNGESES së Romeos në ‘Post BB’ do ju PIKELLOI SHPIRTIN!

Një prej finalistëve të edicionit të tretë të “BBV”, Romeo Veshaj, Dhe pse nuk ka patur një reagim prej tij, ky gjest ka ngritur shumë dyshime në…

U rrëzua nga shkallët, ja si është gjendja shëndetësore e Eglës…

aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço. Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh…

SITUATA SHUME SERIOZE?! Prindërit e Meritonit NUK e pranojnë Ilnisën si nusën e djalit të tyre? Flet vet gazetarja

Në post “Big Brother VIP3” u diskutua mbrëmë rreth debateve dhe situatave të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *